Historia dhe kultura e Matit
Mati shtrihet ne pjesen qendrore te Shqiperise. Siperfaqja e rrethit eshte 997 km katrore.
Popullsia arrin ne 70 mije banore. Pefshihen kater qytete. Burreli, Klosi, Ulza dhe Shkopeti si dhe 72 fshatra.
Dendesia e popullsise eshte 69 banore per km katrore.
Ne qytet banojne 17% e popullsise ndersa pjesa tjeter banon ne fshat.Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejes,zbret ne Qafe-Murre pastaj ngjitet neper majat e maleve te Balgjajt., Q rradhiten ne drejtim te jugut, per te zbritur ne Qafe te Buallit, pastaj me ne jug kufizohet me malesine e Martaneshit duke u ndare nga rrethi i Dibres dhe Bulqizes.
Nga ketej kufiri vijon ne Malin me Gropa per te zbritur ne qafen e Murrizes, vazhdon me tej duke u ndare me rrethin e Tiranes, zbret ne Qafe Shtame, per tu ngjitur ne drejtim te veriperendimit ne vargmalet e Skenderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujes, vazhdon me Qafen e Belegut dhe perfundon ne gryken e Shkopetit, Q ndan Matin me rrethin e Kurbinit.
Ndersa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet jane me te hapura dhe me te kalueshme, pastaj kufiri mbyllet per tu ndare me rrethin e Mirdites.
Mati gjendet midis korrdinatave gjeografike 41o e 26 ` dhe 41o e 47`, gjeresi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjeresi lindore
Ulez Shkopet eshte vendi ku jane krijuar kanionet me te thelle e me te rendesishme ne Shqiperi.
Tipike per keto ngushtime eshte Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thelle e care nga lumi Mat para se te dale ne fushe.
Rilievi ngrihte mbi nivelin e detit ne lartesine me te madhe 2246 metra Q eshte Maja e Dejes.
Dallohen kater nivele tarracore, Q perbejne gropen e Matit nga Klosi deri ne Ulez. Ne njeren nga keto tarraca lumore eshte vendosur qyteti i Burrelit
Klima ne luginen e Matit eshte afersisht si mesatare e klimes ne gjithe Shqiperise, Q lidhet me brezin e klimes mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxhete dhe e thate me shkelqim te madh te diellit dhe nga dimri relativisht i bute ne lugine dhe disi i ashper ne brezin malore.
Temperatura mesatare vjetore ne Luginen e Matit eshte afro 14 grade celsius ne ditet me te nxehta te korrikut arrin 38 grade.
Muaji me i ngrohte eshte korriku me temp. Mesatare 24 grade, ndersa me i ftohti eshte janari me temp, mesatare +4 deri 0 grade celsius.
Ditet me diell zene 88-90% te diteve te vitit.
Popullsia
Kerkimet me te reja arkeologjike, kane zbuluar gjurmet materiale te popullimit te kesaj treve qysh nga periudha e e palolitit te mesem ne neolit e me pas.
Deshmi per kete jane studimet e bera ne Shpellat e Blazit ne Bruc. Lugina e Matit del te kete qene e populluar vazhdimisht ne periudhat historike. Ne periudhen e hekurit deshmohet nga kerkimet, sidomos nga inventari i gjetur ne varret e asaj kohe, se kjo treve banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustet.
Pirustet i bene balle invazionit Romak per shume vite me rradhe deri ne shekullin e dyte te eres sone.
Thuhet se pas pushtimit te Ilirise qendrat e medha te banuara qytetare, sidomos ne bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna ne brendesi te vendit, ne Luguniat e banuara ne thellesi te maleve sic ishte pershembull Lugina e Matit e vendbanimet malore ne Mirdite, Puke, Diber e me ne veri. Ketej banoret vazhduan te flisnin gjuhen e tyr, respektonin hyjniite e tyre dhe varrosnin te vdekurit sipas menyres se tyre te lashte tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e efemijeve, respektonin doket dhe zakonet e tyre.
Defteri syret i esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep te dhena te perhershme per numerimin e popullsise se Matit.
Rregjistrimi i popullsise se Matit eshte nxjerre nga disa rregjistra osmane dhe i perkthyer nga Selami Pulaha ne librin lufta ”shqiptaro-turke” ne shekullin e 15
Defteri eshte i sanxhakut te Dibres ku perfshihen vilajeti i Dibres se siperme, se poshtme, Gollobordes, Cermenikes, Matit , Urakes, Kurbinit, Krujes dhe Bendes.
Treva e Matit ka qene e ndare ne tre pjese
Vilajeti i Matit, i Dhimiter Ionimes dhe ne Vilajetin e Urakes.
Ky rregjistrim ka qene bere me qellim qe osmanet te vilnin taksat ne fshatrat qe pushtonin.
Rregjistrimi u be ne kohe te veshtira,ku Sulltan Mehmeti i II ne krye te gjithe forcave perandorake hyri ne Shqiperi ne maj te 1446
Pushtuesit osmane u perpoqen te vendosnin perfundimisht pushtetin e tyre ne ato zona, duke kryer rregjistrimin e tokave te cilat ja aneksuan Sanxhakut te Ohrit.
Por Skenderbeu pas nje riorganizmi te shpejte i sulmoi turqit dhe i perzuri perseri ne prill te 1467.
Ne kete defter thuhet se u gjenden vende te shkreta, fshatra te braktisura dhe popullsia kishte shkuar ne male per ti shpetuar rrenimve ose per te luftuar.
Gjate fushates ushtarake, sipas autoreve turq, pushtuesit gjate vitit 1446, masakruan afro 15 mije veta, ndersa gjate fushates se vitit 1467, masakruan 8 mije banore
Te dhenat per vilajetin e Matit dhe te Urakes, jane permbledhur ne kete vellim, me qellim per tu sqaruar memire
Rregjistri permban emrat e kryefamiljareve, ne baze te cileve, bazohet edhe numri i shtepive.
Mendohet se cdo familje kishte 5-7 vete
Me studimin e sakte te defterit del se shume fshatra ishin te braktisura.
Ky defter ka vlera te medha historiko-shkencore, sepse na jep te dhena , jo vetem per numrin e fshatrave, emrin e tyre, emrat e banoreve qe banojne ne keto treva por edhe gjendjen ekonomike te tyre e pasurite qe zoteronin.
Pas lufterave legjendare prej nje cerek shekulli qe zhvilloi Skenderbue, Shqiperia ra nen sundimin osman, te cilet vrane rrenuan deri ne themel tere trevat e Skenderbuet, por sidomos kryeqendren e saj, zemren e shtetit te tij qe ishte Mati
”shenim” Mund te lexoni librin e Selami Pulahes per te ditur me shume per Matin dhe popullsine e saj.
Mati,emri dhe trevat.
Origjinen e fjales Mat(Matja) e kane studiuar shume studiues e shkencetare, por ende mbetet e papercaktuar qarte prejardhja e saj. Disa besojne se ky emer ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahines vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalen mat`ane(mat`ane lumit, mat`ane bregut).
Ne nje dokument te vitit 1304, ne nje liste anzhuine me emrat e 13 fiseve, permendet edhe ai i Matit ne formen e Matesos.
Gjurme te kultures Ilire.
Krahina e Matit eshte nje muze i vertete arkeologjik dhe djep i lashte i kultures ilire.
Aty jane zbuluar objekte prej ku dhe dalin te dhena per te gjithe periudhat historike te zhvillimit kulturor jo vetem te treves se Matit por edhe me gjere”Mati eshte bere tani i njohur jo vetem brenda vendit por edhe jashte Shqiperise, si nje krahine arkeologjike e re´ndesishme me vlera te vecanta, sidomos per gjurmimin e studimin e kultures ilire”
Ne vitin 1952 ne fshatin Bushkash nisen studimet e tre koder varreve ilire ose sic quhen ne gjuhen arkelologjike tumave.
Ne vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u germuan edhe 35 tuma te tjere ilire ku pjesa me e madhe e tyre i perket periudhes se pare te hekurit
Ne vitin 1971-1984 u zbuluan e u gremuan dhe 18 tuma te tjera duke quar numrin e tumave ne 53.
Kultura e tumave e varreve ne mat perfshin periudhat e bronxit te mesem e deri ne shekujt e pare te eres sone.
Pervec studimeve te kodervarreve jane studiuar dhe disa vendbanime shpellore qe ndodhen ne veri te fshatit Bruc si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Keputes, Pellumbave dhe Nezirit.
Germimet e ndryshme arkeologjike kane zbuluar gjurme material qe nga periudha e paleolitit te mesem , ne neolit e me pas.
Ato hedhin drite mbi ritet , doket e ilireve, e arberve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor qe shprehet ne vendbanimet e tyre ne kala ne qyteza ne menyren e ndertimit te tuneleve, varreve, ritit te varrimit etj
Ne tumat e Matiti jane gjetur me shumice objekte zbukurimi te cilat, ne te shumten e rasteve jane prej bronxi, por jane gjetur edhe objekte pre ari sic jane dy temthore spiralike. Keto objhekte jane fibula te permasave te ndryshme te njohura ne Ballkanin jugor dhe ne Iliri qe nga fundi i epokes se bronxit si fhe fibula te tjera.
Jane gjetur arme dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxhare i quajtur ”Sica”, perkrenare ilire, pafta bronxi te shekullit VI-V p.e.r.
Nje grup te larmishem perbejne stolite e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, vareset, byzylyket dhe rruaza pre bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari.
Stolite jane perpuanuar nga mjeshtart vendas, pirustet, te cilet banonin ne luginen e Matit,, Mirdites , Pukes qe kishin per zanat shkrirjen e perpunimit te metaleve.
PERKRENARJA E ILIREVE E GJETUR NE MAT KA QENE NE PERDORIM DERI NE PUSHTIMIN ROMAK.
Kultura e Matit eshte e pranishme ne shume territore te Shqiperise duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar, Lezhe Shkoder, Bujan te Tropojes, Kukes etj.
Pirustet ishin fis Ilir, banore te krahines se sotshme te Matit e Mirdites e disa krahinave ne jug qe deri ne vitin 168 p.e.r benin pjese ne mbreterine ilire qe perfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete te cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri ne Vlore .
Me vone ata rezistuan dhe mbeten te Pashkaterruar nga Romaket duke ruajtur pavaresine deri ne vitin 54 te eres sone., kur Cesari i detyroi te paguanin nje demshperblim.
Ne vitin 6-9 te te eres sone, prusite moren pjese ne kryengritjen e madhe ilire kunder pushtimit romak nen udheheqjen e Batos.
Pirustet, desidiatet e dalmatet ishin pothuajse te pathyeshem ne saje te pozitave se vendeve dhe maleve, te natyres se ashper dhe te zotesise se tyre te fuqishme per te luftuar.
Per here te fundit fisi ilir i pirusteve permendet nga Ptolemeu ne shekullin e dyte para eres sone.
Ata permenden si minatore dhe perpunues te metaleve e sidomos te bakrit. Specialistet piruste shkonin dhe neper fise te tjera ilire duke ushtruar zanatin e perpunuesit te metaleve.
Besojme se duhet te jene te pirusteve disa toponime qe gjenden sot ne Mat sic jane mali i Farkes, sheshi i Farkes, peroi i Farkes etj.
Zanati i farketarit eshte trasheguar brez pas brezi qe sic do ta shohim me vone mori zhvillim sidomos ne krahine e Skenderbeut, per prodhimin e armeve.
Popullsia ilire ne trevat e Matit mundi te eksistoje e te ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve te ndryshem. Kjo vazhdimse jete kulture etnike na qon deri ne mesjeten e hershme, kur iliret dalin ne histori me emrat e ri Arber. Qendrat kryesore te fortifikuara
Si qendra te fortifikuara me mure rrethuese e kala njihen : Qyteti i Varoshit(Stelushi), Guri i Bardhe(Petralba), Xibri, Ceruja, Bruci, Shkopeti Komsia etj
Vendbanimet e fortifikuara linden kur shoqeria Ilire arriti nje stad me te zhvilluar te saj. Vendbanimet e fortifikuara kane nje shperndarje perreth lugines.
Kalaja e Xibrit ndodhet prane fshatit Xiber te Matit, e ndertuar ne lartesine e malit te Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qene nje qyteze e pakalueshme nga tri anet, ndersa nga ana e fshatiti Xiber vendi ulet me pjerresi te bute drejt lagjes Splej te Xibrit.Kjo kala ndodhet ne afersi te Gurit te bardhe, ku mendohet se me vone banoret jane tranferuara nga Xibri ne Gur te te Bardhe, mbasi keto dy kala kane ne mes rrugen e rendesishme Diber-Gur i Bardhe-Durres. Per rendesine , rolin, lashtesine dhe vazhdimesine e kalase se Xibrit jepen shume te dhena me interes per trevat e Matit.
Se pari terheq vemendjen nje liste e keshtjellave te Epirit te ri qe jep Prokopi i Cezarese si te ndertuara nga perandori Justinian ne shekullin e VI-te e cila perfshin edhe krahinen e Matit midis te cileve eshte Stefaniokon dhe fortesa Ketron.
Se dyti: Ne mbishkrimi e kishes se Rubikut(1261-1266) permendet emri i nje kapiteni te arberve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendren e tij e kishte ne Cmibri domethene ne Xiber
Emri Cmiber mund te kete kuptim serish, apo sic thone fshataret e asaj ane Ciper-Xiber sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte siper fshatit.
Sidoqofte pritet ne te ardhmen te zbulohen mjaft te fshehta, vendbanime e kala.
Kalaja e Cerujes
Ndodhet ne fshatin Ceruje ne rreze te malit Balgjaj qe kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhe e Bejn. Renojat e kalase therriten nga banoret”kalaja e Skenderbeut”. Kjo kala ndodhet ne rrugen kryesore qe shkonte nga Petralba ne Stellush dhe mbyllte ate drejtim.
Mendohet se eshte rindertuar ne kohen e Skenderbeut dhe bashke me kalate e tjera ne mat, perbente kompleksin fortifikues kunder ushtrise osman.
Kalaja e Shkopetit
Ndodhet mbi tunelin e sotem ne Shkopeti mbi digen e hidrocentralit.
Duke u nisur nga thyerja e terrenit nuk te shkon mendja se pikerisht aty ka qene nje kala e vjeter ilire qe mbyllte gryken e Shkopetit. Ne kala akoma nuk jane bere studime te kualifikuara pervec disa kerkimeve individuale.
Kalaja e Brucit
Ne perendim te fshatit Prell e ne veri te fshatit Bruc ndodhen vendbanimet ilire te lashta te Blazit, Nezirit, Keputes. Aty ku bashkohen dy perrenjte e Blazit e te Valit qe jane dege te lumit Urake, eshte vendi ku ka qene ngritur nje kala e quajtur nga fshataret “Qyteza e Skenderbeut”.
Vendi eshte i gjetur qe vetem nga nje drejtim mund te futesh ashtu si dhe ne kalate e tjera te ndertuara ne ate kohe.
Ky drejtim pasi fortifikohej me mure lihej vetem nje dere kryesore. Muret ne kala duken mire dhe jane dukshem te gjata dhe te gjera.
Kalaja e Gurit te Bardhe(Petralba)
Ndodhet poshte fshatit Guri i Bardhe dhe permbi fshatin Fshat dhe eshte nje kreshte malore me lartesi 778. Barleti per kete kala thote “Ky eshte nje qytet ne Mat i ndertuarne maje te nje mali, por qe si trembet megjithate, pervec urise, asnje fuqie armike. Kalaja e Gurit te Bardhe bashke me ate te Skenderbeut ne Varosh, kane qene dy qytet kryesore te Gjon Kastriotit dhe nuk dihet per lashtesine e saj pasi edhe germime ne rrenojat rreth e qark nuk jane bere. Kjo kala nuk eshte larg nga ajo e Xibrit dhe ka ndonje mendim se pas rrenimitte kalase se Xibrit mund te jete ngritur kalaja e Gurit te Bardhe.
Te dyja keto objekte, fortifikata te rendesishme, ishin ne rreze te rruges kryesore Diber-Qafe, Murrize-Durres
Qyteza e Gurit te bardhe paraqiste interes te madh ne kohen e principates se Kastrioteve dhe per nga rendesia vinte e dyta pas Stellushit.
Populli thote se ne kete qyteze mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se ketu ka lindur Skenderbeu.
Barleti thote “ne kalane e Gurit te Bardhe kalonte veren e vjeshten e shoqja e Skenderbeut. Ne fund te shekullit te 15 dhe fillimi i shekullit te 16 , Guri i Bardhe vinte pas Shkodres qe kishte 282 shtepi, Prizreni 557, Kruja 128, Gjirokastra 302, ndersa qytetet me te zhvilluara si Elbasani, Berati nuk i kalonon 100 shtepite.
Kalaja e Skenderbeut ne Varosh-Stellushi
Ndodhet ne skajin verilindor te lugines se Matiti afer fshatit Viq, kufi me fshatrat Shelli, Vinjalle dhe Qafemurre. Ne dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banoret vendas pereth kalase e quajne Varosh ndersa shkembin ku ka qene e ndertuar kalaja e quajne Kalaja e Skenderbeut ose dhe kalaja e Varoshit.
Kjo kala dhe objektet pereth perbejne nje qytet te lashte dhe , jane kryer punime studimore nga nje ekspedite arkeologjike e udhehequr nga arkeologu i shquar Skender Anamali i cili ka bere dhe publikimin e ketyre studimeve i cili ka bere edhe publikimin e ketyre studimeve.
Vertetohet se nga gjysma e pare e mijevjecarit te fundit para eres se re, ketu ka patur nje vendbanim te lashte ilir. Eksistenca e qytetit qe sipas gojedhenave ishte mjaft i madh, tregon per lashtesine e kalase dhe tere vendbanimit te fortifikuar.
Qyteti i Varoshit ne baze te gojedhenave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej qe nga Pylla e Zeze e deri ne fushen e Bunarit. Ne anen lindore tee ketij qyteti kishte pazarin dhe shume vendbanime apo punishte per te cilat flasin toponimet e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murre ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit te Varoshit
Marin Barleti kur flet per Stelushin thote ” Edhe ky qytet megjithese nga madhesia me te drejte nuk mund te lavderohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shendeti, me plote te drejte mund ta qosh ne qille:eshte nje mal ne fyushat e Matit, i larte ne mes te nje lugine te bukur si te ishte vene atje me qellim. Vete qafa e ketij mali, e rrethuar per bukuri me mure , formon kete qyteze1
Kjo kala luante nje rol te rendesishemper mbrojtjen jo vetem te lugines se matit por te krejt territorit Mat-Tirane-Kruje per te dale ne bregdet ne Durres. Pra ishte nje fortifikate strategjike per te ndaluar vershimet e ushtrive pushtuese qe vinin nga ana e lindjes. Kete funskion kjo kala e kreu me se miri gjate shume periudhave por ne vecanti gjate kohes se Kastrioteve.
Kalaja e Skenderbeut ne Varosh ishte dhe qender e rendesishme nga kalonin shume rruge, gjurme te cilave gjenden edhe sot ne mjaft sektore te vecante si ne Viq, Mbasdeje, Gur Lure etj.
Arkeologu S.Anamali del ne konkluzionet se – Kalaja e Skenderbeut ka qene vendbanim ilir dhe ka patu vijushmeri banimi qe ne kohet e lashta. Ne mesjete ne kohen e fuqizimit te bujarisefeudale vendase dhe dobesimit te Perandorise Bizantine(shek,XIII-XIV) rreth kalase u zhvillua nje qytet mesjetar qe u quajt nga otomanet Stellush dhe ka qene selia e familjes se Kastrioteve.
”Shenim”
Libri i S. Pulahes ka shume te dhena interesante historike per tu lexuar por ne pamundesi te kohes, shkurtimisht kam dhene nje informacion mbi fortifikatat dhe kalate e shumta te Matit.
Gjithashtu ne Gur te Bardhe ka Lindur dhe Pjeter Budi,ku ka kryer dhe mesimet e para te tij.
Kthehu ne faqen kryesore
|
|