|

|
Ahmet Lekë Zogolli |
Emri |
Ahmet |
Mbiemri |
Zogu |
Lindur më |
8 Tetor 1895 |
Lindur në |
Burgajet |
Vdiq më |
9 Prill 1961 |
Vdiq në |
Suresnes, France |
Nacionaliteti |
shqiptar |
Profesioni |
politikan |
|
Ahmet Zogu |
Ahmet Bej Zogu, mbreti Zog (8
Tetor 1895 - 9 Prill 1961),
ishte një politikan shqiptar, kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president
(1925 - 1928) dhe mbreti i parë i Shqipërisë nga 1928 deri më 1939.
Ahmet Bej Zogu (Zogolli) lindi në Burgajet,Ne Rrethin e Matit Prindërit e tij ishin
Xhemal Pasha
Zogu dhe Sadije
Toptani.Shqipëria u bë Mbretëri së bashku me Zogun I mbret. Brezi jone fatkeqesisht dine shume pak per jeten e te n’deruarit Ahmet Zogu –
Mbretit te Shqiptareve. Jeta dhe puna e tij ka zene nje nga vendet me te para ne
peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912
e deri ne kohen kur italia pushtoj Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri
ne vitin 1961.
Nuk eshte e lehte me qe te flases per jeten e te
n’deruarit Zog. Arsyet jane te ditura, sepse rregjimi komunist mbi 50 vjecar
mbylli cdo gje te asaj kohe , dhe ne permendje emrin e Zogut apo te kohes se tij
te kushtonte edhe jeten. Keshtu qe ajo periudhe 25 vjecare Zogu luftoi, punoi e
sundoi u be tabu. Por fatkeqesisht akoma vazhdon nje heshtje per te edhe pse
Sqiperia tashme eshte shpallur demokratike dhe ka shume parti
politike…….
Ahmed Zogu lindi me 8 Tetor te vitit 1895. Ishte i biri i
Xhemal Pashe Zogut. Principata Zogalliane e kishte qendren ne Burgajet te Matit.
Historia na thote se Matja ishte Principata trashegimtare e Heroit Tone
Kombetar, Skenderbeut. Sipas saje kur u munden shpatajt dhe Balshajt zemer
medhenjt dhe te gjithe princat shqiptare, zune vendin e tyre, dhe moren flamurin
e lirise dhe u rradhiten t’u bejne balle sulmeve turke.
Me i afti nder ta
ishte Gjon Kastrioti, Princi i Krujes, Matit dhe i Vumenishtit ne Veri, Arian
Komnen Topia, Princ i Kanines, i Himares, Cermenikes dhe i Shpatit ne
jug…
Luftra te medha u zhvilluan si ne kepat te veriut ashtu edhe ne ato
te jugut. Gjon Kastrioti u mund. Ne marreveshje me turqit u moren peng 3 djemt e
tij. Me te voglin nga djemte e rriti Sulltani me bindjen se ky do te behej nje
luftetar i mire ne sherbim te Turqise dhe nuk do to mbaj mend Krujen, vendin e
tij. Mirepo Gjergj Kastrioti Skenderbeu luftoi, fitoi dhe me ne fund kur i gjeti
rastin erdhi ne Shqiperi me trimat e tij per te cliruar Krujen e tij qe se
kishte harruar kurre.
Me 3 Nendor te vitit 1443 pas thyerjes se Otomaneve
ne betejen e Nishit, niset me 300 kalores trima shqiptare dhe pas 3 javesh me 28
Nendore te vitit 1443 ngren Flamurin e Lirise ne Kruje.
Per njeset e pese
vjet Skenderbeu e mbajti Krujen dhe principatat e tjera te lirise te lira. Pas
vdekjes se tij me 17 Janar te vitit 1468 merr fund dhe Liria qe paten shijuar
Shqiptaret per cerek shekulli. Kruja dhe principatat e tjera rane , por jo ajo e
Matit dhe motra e saj Mirdita nuk iu nenshtruan Turkut.
Burgajeti ishte
zemra e Matit me 200 shtepi, vendi ku ishte keshtjella e motshme e Principates
se famshme Zogu dhe ku dergjej shpirti i ndritur i Mamices, motres se
Skenderbeut. Sipas historise rreth shekullit XV, familja fisnike e Zogut zbriti
nga Veriu I Shqiperise dhe zuri vend ne Burgajet te Matit.
Zogollet u
ngriten kunder turqise dhe me vrasjen e Gazi Beut, Sulltani u detyrua me njoft
Dinastine Zogalliane sundimin e Matit, qe I pari I saj Zogu i Madh dhe me pas
Zogu i Vogel.Te gjithe pashallaret dhe bejleret e kesaj dinastie munden me e
mbajt Matin jashte sundimit Turk.
Me 1621 kur ne fushe te betejes
u vra Abdullah Beg Zogu i dha te kuptoje Sulltanit njehere e pergjithmone se ne
Mat zien vetem baruti.
I biri i Abdullait, Ahmeti dhe me pas i biri i
Ahmetit, Mahmuti jo vetem qe mbajten Matin te lire, por ndihmuan krahina te
tjera me i shkeput copa-copaprej duareve te turqeve. Pas Mahmutit erdhi i biri
Xhelal Pashe Zogu, i cili ne nje beteje u plagos rende dhe u zu rab e u internua
ne Turqi.
Vendin e Xhelalit e zuri i biri, Xhemal Pashe Zogu. Ky u be
qeveritari i Matit me zonjen e tij Sadije Hanmi, qe e quanin ne ate kohe
"Luanesha e Matit".
T. Dilo ne librin e tij "Mbreti i jone ne rinine e
Tij", botuar ne Tirane ne vitin 1935, thekson:
"Dhe ne fakt ka qene nje
familje shume e degjuar dhe shume e respektuar ajo e Zogut. Ne shume vilajete te
Turqise dhe ne qarqet e Stambollit, bashke me Pallatin e Sulltaneve, prej
shumeshekujsh, nderoheshin cquarisht djemt e kesaj Familje, te cilet kishin
ditur te fitojne simpathine dhe respektin me cilesite e tyre te rralla, dhe kjo
pasuri morale ishte, pothuaj, bere nje tradite familjare brez pas brezi."
Xhemal Pashe Zogu, qe i ati i Ahmet Zogut, me vone Mbreti i Shqiptareve,
me emrin Zogu i Pare. Xhemal Pasha kishte nje kulture shume te gjere, politikan
i ralle, administrator dhe luftetar. Mati dhe Dibra aty e kishin vendin e
keshillimit te tyre.
Xhemal Pashau kujdes shume per edukimin e te birit
Ahmetit. Ai mori si mesues te gjuhes shqipe patriotet Efendi Ceken dhe Dervish
Himen, kurse per turqishten Hafiz Muharrem Dibren.
Ne kohen kur Xhemal
Pasha ishte ne pergatitjen e planit per nji kryengritje te pergjithshme ne
Shqiperi, dhe ne prag te levizjes se Xhon Turqeve, qe ishte njifare shprese per
pamvaresine e Shqipnise, me 1908, vdiq ne moshen 41 vjecare.
Kjo qe nje
humbje e rende per Dinastine Zogalliane, per Matin, Mirditen dhe Shqiperine. Me
vdekjen e Babait te Zogut timonin e Dinastise Zagu e mori nana e Ahmet Zogut me
qe Ahmeti ishte vetem 13 vjec.
Gazetari, shkrimtari dhe historiani i
shquar Suedez Sven Auren ka shkruar ne librin mbi Shqiperine "Europeisk Orient"
se:
" Familja Zogu ishte shume e bezdiseshme per sulltanet e Turqise. Dhe
nena e Zogut ishte shume e afte dhe ambicioze, ajo e shihte Shqiperine se
shpejti te lire, dhe familja Zogu te ishte ne krye te betejes se ardheshme te
fitores kunder sundueseve sikurse kishte qene shekuj me radhe. Ajo parashikonte
djalin e saj Ahmetin si te vetmin pinjoll te kesaj familje qe me ne fund te
vendoste fatin e Shqiperise se panvarur dhe sovrane. Sipas saj kishte lindur e
po brumosej pasardhesi I Skenderbeut".
Ahmet Zogu kishte nje zgjuarsi te
madhe nga natyra. Ai ishte kureshtare, i matur, serioz i shkathet e mjeshter i
perdorimit te armeve. Ishte 13 vjecar e merrte pjese ne kuvendin e burrave. Ata
qe e kane njoftur shkruajne se Ahmeti megjithese i vogel nuk permende kurre
krahine por gjith shqiperine. Burrat neper gjyqe thirrnin Beun e Vogel (sikurse
e quqnin). Ai jipte vendime qe edhe te moshuarit nuk gjenin
zgjidhje.
Nena e tij e ndritur, duke i pare dhuntite e djalit te saj nuk
donte me e mbajt ne Mat, por donte me i dhene dituri me te medha per nje te
ardhme per gjithe vendin per nje dite jo te larget. Megjithe pikellimin per
djalin e vogel dhe me gjithe kundershtimeve e te pareve te Matit dhe te
pleqenise ajo vendosi me e cu ate ne Stamboll ne lice e me vone me studiuar ne
Akademine Ushtarake. Per zgjuarsi dhe pervetesimin e gjere te shkolles. Ai u
gradua ne intervale te shkurteta. Prej vitit 1912, Ai jo vetem studionte, por
ishte ne kontakt me perfaqesues shqiptare dhe informohej per gjendjen ne Atdhe.
Ishte koha e levizjes per pamvarsine e Shqiperise dhe fitorja e Xhon Turqeve,
shpallja e Hyrietit, qe mund te quhet dhe nje sukses i shkelqyer i armeve te
papushuara shqiptare.
Kryengritja e pare e Kosoves, perhapja e saj ne
Shkoder, Mirdite dhe Kongreset e Manastirit, Dibres dhe Elbasanit per te drejten
e Gjuhes Shqipe. Kryengritja e pergjithshme ne shqiperi dhe si pasoje e saj
Autanomija Shqiptare ne Vilajetin e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines
qene nxitje e flakes e 17 vjecarit Ahmet Zogu qe te ndodhej ne qender te
ngjarjeve qe kishin te benin me fatin e Atdheut. Atdheu po lahej ne gjak, dhe
vendi i Tij tashme ishte beteja vendimtare ne Shqiperi
NGA
LUFTETAR I THJESHT DERI NE KOMANDANT LEGJENDAR
Ne fund te vitit
shkollor me 1912 Zogu u nis prej Stambolli me disa trima te Tij e arriti ne
Diber te Madhe ku u prit si nje prijes dhe burre me pondus, u informua mbi
gjendjen e vendit dhe vendosi me i be nje visite kortezie Kamejkamit te vendit.
Qeveritari Turk priti Beun e Matit, por u befasua kur pa nje djale fare te ri.
Ai e permbajti veten kur pa se kishte te bente me nje burre te pjekur, te afte
dhe me nje horizont te gjere si per Shqiperine gjithashtu edhe per Turqine. Ne
fund te ketij takimi Zogu i tha qeveritarit Turk:
"Perandorija Otomane
gabon kur perdore nje qendrim armiqesor kundra aspiratave te Kombit Shqiptare,
sidomos pas shpalljes se Hyrietit, mund tr rrjedhin ngjarje te pa pandehura dhe
te idheta nga kjo sjellje"
Pasi u kthy ne Sarajen e vet ne mat kaluan
jave dhe nga te gjitha anet vinin njerez me e pa dhe me i paraqit besnikerine e
patundeshme te fiseve te tyre, ketij djaloshi te ri tek i cili kishin varur
shpresat per nje panvaresi te shpejt.
Kur plasi kryengritja e dyte ne
Kosove ne korrik te 1912, ajo u perhap shpejt ne Jug. Keshtu qe Turqija u
detyrua me pranu kerkesat e shqiptareve.
Shtetet Ballkanike e pane qe
Shqiperia do te perfitonte dobi te medha ne saje te armeve te bijeve te saj, e
nga kjo frike dhe per faktin qe nuk donin nje Shqiperi te lire me vehte, i
shpallen lufte Turqise. Zogu si largpames qe ishte parashikonte kurthin qe
shtete fqinje i thurnin vendit tone, vendosi te mos kthehet ne shkolle ne
Stamboll, por te luftoje per bashkimin e gjith Shqiperise. Shtetet Ballkanike iu
sulen Shqiperise me i marre nga nje cope. Zogu e kuptoj mire se bashkimi i
Shqiperise ishte me e sigurt nen Turqine ne ato moment sesa te binte ne dore te
armiqeve shekullor ballkanas. Ky popull qe kishte ndezur kryengritjen e
Kacanikut kunder Durgut Pashes, ky popull qe nuk iu kishte trembur vdekjes, ky
popull paqedqshes qe i kishte qendruar besnik antareve te Lidhjes Ballkanike sot
ishte me ne rrezik se kurre po nga vendet anetare te Lidhjes se
Ballkanit.
Ky 17 vjecar i pa perkulun i ben nje telegram prefektit te
Dibres:
"Mund te mbledh nje fuqi prej 2000 matjanesh dhe jam gati te
nisem vete ne krye te keasj fuqije kunder armikut ne Shkoder po te me dergoj
qeveria Turke minicion."
Zogu e kishte te qarte strategjine qe do
te perdorte. Me ndaluar ushtrite ballkanike me shkel token Shqiptare dhe ne ato
vende ku t’i merrte prej Turqise te ngrinte flamurin e pavaresise me Shkodren ne
krye.
Pergjigjja e gatshme e Turqise nuk vonoi.Armet erdhen dhe Zogu u
beni nje kushtrim malesoreve per te ruajtur tokat e Ilireve nga pushteti
grabitqare fqinje. Kalaja e Zogut u mbush me mijera pleq dhe te rinj. Nena e tij
e porositi me tregua burreri si te paret dhe bekoi betejen e ardhshme i uroj
djalit te dilte faqebardhe ne lufte kunder Karadakut grabitqar. Luftetaret trima
u nisen per betejen e madhe nen udheheqjen e Beut te Vogel. Lufta qe e ashper
dhe 80 trima matjane dhane jeten ne ate beteje. Ahmet Zogu ne krye te luftes
here me komande here me pushke nuk pesoi gje vec xhoka e tij ishte shpuar nga
plumbi tej per tej. Kjo beteje eshte perjetesuar me nje kenge
epike.
"Ketu do te bej nje krahasim me Heroin Tone Legjendar
Skenderbeun."
Ne moshen 18 vjecare Skenderbeu ne krye te nje ushtrije
Turke, shtypi kryengritjen ne Brusa te Azize se Vogel. Kjo fitore qe hapi I pare
ne ngritjen e grades dhe simpatia e Sulltanit.
Ndersa Zogut iu desh me u
hedh ne lufte per Shqiperine ne moshen 17 vjecare, se atehere e kerkoje nevoja e
Atdheu.
Me 17 Qershor te vitit 1961, ne New York, z. Vaclovas
Sidzikauskas, Kryetar i Asambles te Kombeve Evropiane te Roberuar, thote se
emrin e Mbretit Zog e sheh te lidhur ngushte me historine e Shqiperise moderne
dhe nga kjo histori vecon e deklalon:
"Personi i Mbretit Zog dhe ai I
Skenderbeut pese shekuj me pare na tregojne se c’prej celiku jane bere
Shqiptaret".
Serbet iu kishin drejtuar Matit. Zogut i erdhi lajmi, dhe ai
caktoi zevendesit e vet ne lufte kunder Malit te Zi, ndersa vete niset per ne
Mat me u pre sulmin Serbeve.
Kur Shqiperia ishte ne valen e luftes me
shtetet fqinje, erdhi nje lajm tjeter, por gazmor: Ismail Qemal Beu ishte nisur
per me shpallur pamvaresine ne Vlore. Zogu tani duhet te linte Matin ne duart te
sigurta qe te mos e rrembenit Serbet. Ai edhe ketu zgjodhi trima te zot qe iu
betuan se nuk do te lejonin kembe serbi te shkelte Matin. Zogu vendosi me shku
ne Vlore pa marre parasysh motin e keq dhe pengesat e turqeve gjate rruges. Ai
do te arrinte ne Vlore gjalle apo vdek. Zogu qe delegati i Matit. Kur Ismail
Qemali e pa delegatin, djalin 17 vjecar, i mallengjyer e puthi ne balle dhe i
tha:
Mirese erdhe biri im. Duhet ta dishe se, per kete pune qe po bejme
sot per shpetimin e Shqiperise, kemi pasur per mesues gjyshin tend, Xhelal Pashe
Zogun.
Pas shpalljes se pavaresise duhej vepruar shpejt.Ai u kthye ne
Mat dhe mblodhi parine dhe i njohti me pamvaresine e vendit, por kjo duhej me u
mbrojt me gjak e lufte. Konferenca e 20 Dhjetorit te vitit 1912 e njohti
pamvaresine e Shqiperise dhe e emberoj nje komision per administrimin e vendit
derisa Fuqite e Medha te zgjidhnin nje mbret. Fqinjet ju versulen Shqiperise
perseri. Shtetet e medha caktuan nje Mbret per te vendosur qetesine dhe
qeverisjen e Shqiperise. Princi prusian Wilhelm afWied erdhi ne Shqiperi me 7
Mars te vitit 1913 dhe vendosi me pas si kryeqytet Durresin. Ai u prit me shume
enthuziazem nga populli i lodhur nga grindjet dhe grabitjet e fqinjve nga te
gjitha anet. Shqiperia perjetonte nje lufte per egzistence si ng grindje e
kryengritje te ndryshme, ashtu edhe lufte per pushtet dhe nga influenca e te
huajve. Me 15 Maj te vitit 1913 u zbraz Shkodra dhe fuqite e medha moren
administraten, kurse me 11 Gusht ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer u
caktuan afersisht kufinjt me Greqine. Por shtetet fqinj nuk e respektuan
pamvaresine tone. Keshtu qe Princ Wiedi nuk mundi me e ndryshuar situaten fare.
Ai nuk e njihte popullin tone, karakterin, zakonet as dhe gjuhen, keshtu qe
shpejt e pa qe misioni i Tij qe i pa mundshem ne labirinthin Shqiptare. Ai u
largua nga Shqiperia me 3 Shtator te vitit 1914.
Lufta e Pare Boterore e
gjen Ahmet Zogun ne malet e Matit ku luftonte per fatin e ri te Shqiperise.Me
1916 terhiqen Malazezet prej Shkodre dhe hyne forcat
austriake.
Komandanti I ushtrise Austriake August Von Karl kishte degjuar
ne Shqiperi ishte nje burre shteti dhe nje luftetar i madh dhe vendosi te hyje
ne marreveshje me te. Augusti i propozoi Zogut qe te mblidhte ushtri dhe nen
komanden e nje konoleli Austriak te nisej per ne Kruje dhe te lufonin per
Austrine.Pergjigjja e Zogut qe koncize dhe e prere. Ai ne vend qe te pranonte ne
nje ushtri te madhe ngadhenjyese iu pergjigj Von Karlit:
"Fuqine e kanm
gati, dhe do te nisem per ne Kruje brenda dy diteve, do te nisem po, vecse kurre
nen komanden e nje koloneli te huaji, dhe ne favor te nje ushtrie qe nuk eshte e
vendit tim. Do te punoj dhe luftoj ne emer te Shqiperise dhe, arritur ne Kruje,
mendoj me thirre ne nje kuvend te gjithe perfaqesuesit e krahinave tr ndryshme
Shqiptare per me formuar Asamblene Kushtetuese per te caktuar fatin e Atdheut.
Kush eshte burre Shqiptare, sot nuk duhet te duroje me qe te luhet me fatin
tone".
Ai u nis me dy mije trima ne Kruje, por Austriaket e kishin
pushtuar.U drejtua per ne Tirane dhe ajo sapo kishte rene ne duart e
Austriakeve. Atehere u nis per ne Elbasan, me 14 Shkurt merr Durresin, ku midis
brohoritjeve entuziaste ngren Flamurin e Skenderbeut. Po keshtu veproi te
dergoje nje fuqi kombetare per te zene Fierin, Lushjen dhe
Beratin.
Elbasani e priti prijesin dhe lutetarin e pa trembur me
brohoritje te zjarrta. Pa u clodhur mori dy zyra per administrate, mblodhi disa
intelektuale te zot dhe vendosi te mbante nje mbledhje ku do te formonte
Asamblene Kombetare.
Ushtrija Austriake u befasua dhe nuk dinte se si
t’ia bente ketij kryetrimi dhe politikani qe ngriti ne kembe gjithe Shqiperine.
Me e eliminuar u dilte keq. Ata u munduan me e integru ne ushtrine e tyre. I
akorduan graden e kolonelit ne ushtrine austriake, i premtuan pasuni, i afruan
gjithecka qe mund ti afronin nje prinjesi, vec se ky te hiqte dore nga planet e
tija. Ahmet Zogu kishte urdher te caktuar, per te nuk kishte pasuri, grada ne
bote qe t’ia shuante zjarrin e dashurise per Atdheun.
Austriaket e pane
se me cilin kishin te benin dhe sabotuan Asamblene e Elbasanit duke penguar
delegatet me pretekst se kishte rene semundja e koleres ne ate
qytet.
Zogu nuk u demoralizua.Kauza e Tij nuk ndaloi perkundrazi titanik
vazhdoi misionin qe i kishte ngarkuar vehtes per Atdhe.
Ahmed Zogu iu
pergjigj thirrjes se August Von Karlit per nje takim te ri ne Shkoder. Zogu e
sfidoi dhe njehere komandantin Austriak ne mes te ushtrise se huje tude i
thene:
"Austria kishte ardhur ne Shqiperi si libruese, e pra, ishte mike
e Shqiperise; ghe nuk kuptoj se me c’te drejte ajo perzihet ne punet tona te
bredshme; dhe nuk kuptoj se si administrata e vendit te mos jete ne duart dhe
kontrollin e Shqiptareve".
Ky qendrim e acaroi dhe me shume gjendjen, por
dhe kesaj iu gjet nje zgjighje elegante.
Kur, me 21 Nendor te vitit 1916
vdiq Franc Jozefi dhe ne fron hypi Perandori i ri Karli i
Pare, Zogu
perfaqesoi nje delegacion shqiptare per ti parashtruar Atij homazhet e
Shqiperise.
Zogu u prit si nje kryetar shteti. Kur Karli I e kuptoi qe
Zogu po pergatitej me e kthy ne atdhe atehere ndryshoi puna. Ata i parashtruan
Zogut me shume takt se prania e Tij ne Shqiperi, do te pengonte veprimet
ushtarake te Austrise ne Shqiperi, dhe i premtuan graden me te larte. Zogu
protestoi:
"Une kam ardhur ne Viene si delegat i Kombit Shqiptare dhe jo
si rob, asnje grade dhe pasuri nuk kane vlere per mua".
Zogu mbeti ne
Viene deri ne mbarim te luftes se Pare Boterore. Koha e qendrimit te Tij ne
Viene qe shume e dobishme. Ai mesoi shume, u stervit ne artin luftarak, lexoi
historine dhe gjuhen gjermane…
Ne Austri pregatiti nje plan per
pamvaresine e Shqiperise. Kur u neneshkrua armepushimi me 11 Shtator1918, u
vendos qe ushtrite aleate te qendronin ne Shqiperi derisa te caktohej fati i saj
ne Konferencen e Paqes ne Paris.
Pas dy vjetesh mergimi ne Austri u kthy
perseri ne Shqiperi me nje bindje te pa tundur se i vetmi shpetim i Shqiperise
ishte pregatitja e nje Kongresi te Madh Kombetar per te diskutuar gjendjen e
mbrendshme dhe te jashtme dhe per te marre masat adekuate decisive per clirimin
e vendit.
Keshtu u vendos me u mbajt Kongresi i Lushjes me 21 Janar te
vitit 1920. Situata ishte shume e veshtire. Ushtrite e huaja ishin kudo, bile
komanda ushtarake e Italise vrau patriotin me te pakompromentuar Abdyl Ypin. Kjo
qe perpjekja e te huajve me ndaluar dhe me prish planet e ketij Kongresi sikurse
bene me ate te Elbasanit para disa vitesh. Vendosmeria e Zogut dhe e patrioteve
te tjere bene qe ky Kongres te vazhdoje punimet nen mbrojtjen e sigurt te Ahmed
Zogut.
Shkrimtari Milto Sotir Gurra ne librin "Themelet e patriotizmit
shqiptare" botuar ne vitin 1933, e ka cilisuar Ahmet Zogun si "Shpirti i
Kongresit te Lushjes".
Ne ate Kongres qe vazhdoi deri me 9 Shkurt, u
proklamua themeli I shtetit te pare Shqiptare. U zgjodh kryetari i Kongresit
Aqif Pashe Bicaku.
U hartua nje note e rrepte proteste kunder forcave
aleate qe synonin ta coptonin Shqiperine. U padit qeveria e Durresit me Esat
Pashe Toptanin qe perkrahej nga te huajt dhe qe nuk perfaqesonte aspiratat e
popullit Shqiptare. U zgjodh Keshilli i Larte (Rregjenca deri ne vendosjen e nje
Mreti). Ne ate keshille u zgjodhen patriotet me te afte, me eksperience dhe
urtesi dhe qe perfaqesonin te gjitha shtresat e relihjionit shqiptare. Imzot
Bumci katolik, Aqif Pashe Bicaku bektashi, Sotir Peci ortodoks dhe Abdi Toptani
Musliman. Ne Kongres ishte perfaqesuese e gjith Shqiperia me nje shumice te
konsiderueshme delegatesh, prandaj u zgjodh dhe qeverija e re me ne krye
Shkelqesine e Tij Sulejman Delvinen, Ahmet Zogu minister i puneve te Mbrendshme,
Mehmet Konica i
Puneve te Jashtme, Hoxha Kadriu i Drejtorise, Ali Riza
Kolonja i Luftes etj. Kryeqytet provizor u caktua Tirana. U zgjodhen dhe
anetaret e Senatit.
Delegatet e Kongresit do te qendronin ne Lushje deri
sa te vendosej qeveria ne Tirane.
Parlamenti i pare i Shqiperise se
pamvarur u mblodh me 27 Mars te vitit 1920.
Zogu ishte zgjedhur ne postin
me te veshtire meqe ishte i vetmi qe kishte treguar nje vetmohim te pashembullt
si ne pregatitjen e Kongresit dhe te mbrojtjes se tij, por edhe ne te gjitha
perpjektet me lufte, zotsi, urtesi dhe diplomonci qe ne moshen 17 vjecare, pa
ndaluar rugen per clirimin e Atdheut. Delrgatet e kishin te qarte se Ai ishte i
vetmi qe mund te siguronte zbatimin e vendimeve te Kongresit dhe ruajtjen e
gjithe Shqiperise.
Zogu u zotua se do te nisej per Tirane dhe kur ta
merrte Tiranen do te pregatiste qeverine qe te instalohej atje. Megjithe
keshillat e mjaft delegateve qe te mos nisej aq shpejt, sepse rruget ishin plot
me ushtri te huaja, ai nuk u mprapsht.
Ahmet Zogu mori me vehte 25 djem
matjane qe dhe keta vendosen te vdesin me prinjesin e Kongresit Kombetar. Kur iu
afrua Kavajes u gjend perpara topave dhe mitralozave te nje fuqie ushtarake te
huje. Komandanti i asaj ushtrije e ndaloi Ministrin e Puneve te Mbrendshme te
Shqiperise dhe e urdheroi qe te kthehej prapa se ndryshe do te perdorte forcen.
Zogu gjakftohte si gjithmone iu pergjigj:
"Jam i urdheruar nga Kongresi i
Lushjes, i cili me ka zgjedh M.P.Mbrendshme te Shqiperise qe te arrije me doemos
ne Tirane; une jam nje ushtare, dhe prandaj gjalle ose vdek, duhet qe te kryej
detyren qe me eshte ngarkuar. Ju ne doni qelloni me pare mbi gjoksin
tim".
Nje heshtje varri ra aty. Komandanti i huaji e pa qe ky djale kaq i
ri dhe kryelarte nuk ka ndermend me u m’brapesuar, dhe i leshoi rrugen per te
mos be nje krim.
Zogu me te 25 trimat e Tij hyri ne kavaje, emeroi nje
nenprefekt dhe nenpunesa te tjere per administrimin e qytetit, refuzoi
kategorikisht propozimet e Qeverise se Durresit me anulluar vendimet e Kongresit
te Lushnjes, dhe u nis per ne Tirane.
Ne Shijak prap nje natalion
ushtarak i kishin zene rrugen dhe ishin gati te hapnin zjarr. Komandanti i
batalionit te huaji e urdheroi qe te kthehej prapsht, dhe ketu qe pergjigja e
vendosur, pergjigja e Shqiptarit "gjalle ose vdekur do t kaloj". Atehere
komandanti i tha ushtrise qe te pergatitej per te hapur zjarr, po ashtu dhe Zogu
u tha trimavete vet qe te ngrenin mauzeret por te mos qellojne pa qelluar
ushtrija e huaji. Kur Zogu shtriu kemben e djathte ne prag te ures pa u trembur
nga grukat e gatshme te mitralozave, atehere ngrihet kamandanti nga pozicioni
luftarak barkas, i afrohet Zogut dhe i shterngon doren ne sheje miqesije.
Ushtari i huaji e kishte kuptuar vullnetin e celnikte te Zogut dhe vendosmerine
me e derguar nje urdher te shenjte ne vend.
Rruga per ne Tirane qe shume
e veshtire per Ministrin e Puneve te Mbrendshme per kete 25 vjecar qe ia kishte
kushtuar rinine dhe jeten vec Shqiperise.
Qeverija Kombetare u vendos ne
Tirane dhe minjihere i deklaroi te gjtha qeverite e tjera qe sundonin ne
Shqiperi te rrezuara dhe proklamoi pamvaresine e Atdheut me kufinjt politik te
1913. Kjo qeveri u njoft shpejt nga shume vende.
Edhe pse Konferenca e
Paqes pati caktuar kufinjt prap se prap si Greket ashtu dhe Jugosllavet
mundoheshin me shkeput dhe me nga toka jone. Kurse Vlora ishte ne duart e
Italianeve, Korca Republik ne vehte me Francezet si sundues. Jugosllavet gjeten
nje shkak tjeter me marre nje pjese te madhe. Ata kishin strehuar Marka Gjonin
dhe me pretekst se gjoja qeverija Shqiptare po sillet keq kunder katolikeve
ngriti Mirditen me shpall edhe ata nje Republik me Markagjonin si kryetar. Ishte
tetor 1921. Fqinjet u munduan me cdo menyre me perca dhe sundua. Ata paguanin
agjenta me shti faren e luftes dhe te vllavrasjes. Bajraktaret nuk ishin mesuar
me iu bind nje qeverije legjitime. Ata deshen me vazhduar si ne kohen e turkut
te percare me tarafin dhe trimat e tyre. Ne mars 1922 u ngrit Dibra dhe i pari i
saj Elez Isufi gati e mori Tiranen. Zogu ishte akoma minister i mbredshem.
Katastrofa e madhe qe shume afer. Zogu mori vete komanden dhe njehere tregoj
trimerine dhe vendosmerine me mbrojt qeverine legjtime. Ai i dha afat Elez
Isufit deri ne oren 12, qe te dorzohej se ndryshe do te hapte zjarr. Konsulli
Anglez nderhyri dhe Elez Isufi u lejua te largohej per ne Diber me te 500
luftetare te tij bile dhe me armatim. Ketu shihej shpirti i Zogut. Nje shqiptare
nuk carmatosej kur jepte fjalen.
Elez Isufi e kuptoi se Qeverija e
Tiranes luftonte per gjithe Shqiperine dhe Zogu ishte garanti i
saji.
Shqiperia qe krejt e shkaterruar nga cdo pikepamje. Qeverija e
dinte qe pa shkolla nuk kishte asnje shans. Deri ne fund te 1922 u happen 54
shkolla neper qytete e katunde, 50 prej tyre per 3 deri ne shate vjet, Liceu i
korces. Ishte nevoje e ngutshme me nxjerre mjeke, agronome, jurista dhe
administratoreme shkolle te larte perendimore.
Per kete arsye qe nga
Kongresi i Lushnjes u krijuan bursa shteterore dhe me se 100 shqiptare ishin
derguar ne universitetet e Frances, Italise, Austrise dhe Gjermanise.
Nje
dite kur Zogu po ngjitej shkalleve per ne Kuvend, iu be nje atentat nga studenti
Matjan Beqir Valteri. Zogu u plagos ne kembe e ne dore. Ai tregoi nje
gjakftohtesi te jashtezakonshme dhe hyri ne salle pa dhene asnje shenje alarmi.
Keshtu evitoi nje gjakderdhje fatale.
Herman Berstein, minister i SHBA ne
Oborrin Mbretor Shqiptare e ka pershkruar kete fakt, ket skene, ne kujtimet e
tij:
"Nje i ri budalla, Beqir Valteri nga Mati, u shti te vere ne zbatim
kete plan te kundershtareve dhe te armiqeve politik te Zogut. Beqirit ja mbushen
mendjen se po te bente kete pune ai do te konsiderohej Hero Kombetar dhe se emri
i tij do te kalonte ne histori si ai qe shpetoi vendin e tij. Me 23 shkurt te
1923, ndersa Zogu ngjitej shkalleve per te hyre brenda ne sallen e Asamblese,
Beqir Valteri ju vu dhe shtiu dy here nga prapa kunder Zogut. Zogu, i goditur dy
here ne dore dhe ne kofshe, u fut, sic ishte nisur ne sallen e Asamblese.
Delegatet e Asamblese shikuan me sy te caroditur, kur Ai me ngadale u ul me
gjakftohtesine me te madhe ne vendin e sekretarit. Zedhenesi i Parlamentit, i
frikesuar ishte larguar dhe shume te tjere ishin ne pikun e panikut te
pergjithshem. Trupi i Zogut qe mbushur me gjak, po ai u ngrit ne kete cast dhe
nisi te flase:
"Keto gjera, - u tha ai delegateve me qetesi, - shpesh
here ngjajne, ne nuk i
dijme se jur dhe ku: pra merreni kete gjendje me
qetesi dhe rregull".
Ne kete menyre ai i zbuti delegatet. Pastaj u nis
per ne shtepine e vet, kur te dy plumbat ia hoqen nga trupi dhe u mjekua. Per se
shpejti Ai u sherua fare dhe pas atentatit doli ne skene".
Kur kishte
kalur nje muaji, ne nej rruge te Tiranes u vra Avni Ruetemi, I kishte vrare ne
Paris tradhetarin e Shqiperise Esat Pashe Toptanin. Opozita ja ngarkoi fajin
qeverise. Fan S. Noli ishte kryetar i opozites dhe shpalli se varrimi i Avniut
do te behej ne Vlore. Atje u mblodhen te gjithe kundershtaret e qeverise. Atje
Noli me nje fjalim te zjarrte kerkoi zgjidhjen e gjendjes se vajtueshme te
Shqiperise me revolucion.
Nje komision me 10 prefektura vendosen me
pergatit nje kryengritje dhe me rrezuar qeverine legjitime te Tiranes. Keshtu qe
me 10 qershor te 1924 kryengritesit u futen ne Tirane pa gjakderdhje. Qeverija
dhe Zogu menduan me e lene me aq se me kundershtuar do te behej nje lufte
vlavrasje dhe do te ishte ne dobi te shteteve fqinj qe nuk linin gur pa luajtur
me e shkaktuar trubullira te tilla.
Zogu me nje grup qeveritaresh shkuan
ne Jugosllavi, kurse nje grup tjeter ne Itali, me shprese se vendi do te gjente
bnje zgjidhje politike dhe ekonomike, me qe per keto arsye u nis kjo
kryengritje. Ky puc shteti eshte quajtur padrejtesisht Revolucioni i Qershorit
te 1924. Revolucioni eshte kur nje popull ngrihet ne kembe dhe ndryshon krejt
nje sistem shoqeroro-politik, ndryshon arsimin, kulturen, administraten,
sistemin ekonomik, industrine dhe te ndrurit e pasurise etj. Edhe sipas
gjournalistit, historianit dhe perjetuesit te asaj kohe te ndierit Tajar
Zavalanit, thuhet ae qe nje grush shteti dhe ilegal. Per sqarim (Zavalni qe vete
folenist dhe antizogist deri pas Luftes se dyte Bterore).
Ne krye te
qeverise u vu Bishkop Fan Noli. Asgje nga se u premtua nuk u be. Prape po citoj
Tajar Zavalanin:
"Rralle ne histori shpresat e nje populli u tradhetuan
me nje menyre kaq te plote dhe kaq shpejt. Duel ne shesh menjehere se opozita
radikale ishe nje grumbull politikanesh qe vepronin se bashku pse ishin kundra
disa gjerave, dhe jo pse deshen me zbatuar nje program konstuktive reformash
administrative, ekonomike dhe shoqerore".
Sulejman Delvina qe beri pjese
edhe ne kabinetin e Fan Nolit e permblodhi qendrimin e qeverise
keshtu:
"Ne luftuam per te debuar partine e Ahmet Zogut sepse kishim
jeten ne rrezik. Reformat qe kerkoni ju te rinjte jane
gjepura".
Deshperimi me i madh erdhi kur ai qe hodhi parrullen e
revolucionit mbi varrin e Avni Rustemit u tregua me pak revolucionar se te
gjithe. Noli e tregoji vehten se ishte nje dashnor dhe nje mjeshter i letersise
por nje diletant i politikes.
E ashtuquajtura Qeveria Revolucionare e
Qershorit ishte nje barke pa timon ne mes te tallazeve te furishme. Qeverija
Noliane nuk zgjodhi asnje rruge qe duhej ne ate situate: ose me zbatuar reformat
qe duheshin me urgjence ne disa dekrete revolucionare: ose ne legalizuar
pushtetin e ri duke bere zgjedhje te reja parlamentare. Qeverija e Nolit nuk
beri vec gabime fatale ne politiken e mbrendshme, por edhe ne ate te jashtmen qe
i kushtoi shtrejt jo vetem atij por edhe Atdheut. Ai shkoi ne Gjeneve per te
lypur nje hua. Dikur Lidhja e Kombeve e kishte pranur dhe perkrah Shqiperine,
kurse tani ai u pa si nje uzurpator deri sa nuk kishte provuar legalisht se
ishte i zgjedhur nga populli. Prandaj qeverite e botes nuk e njihnin si kryetar
qeverije, por me i dhene hua jo se jo.
Nuk munden me lene pa permendur
fjalet e zjarrta thumbuese te ketij briljanti te gojes qe kete here qene fatale
per te e per popullin. Aty Noli tha:
"Demokracia eshte mashtrimi hiprokit
i popujve, parlamenti nje mortaje, zgjedhjet e lira nje komedi; buokracija e
Gjeneves, me komisione, i mbulojne merimangat….."
Ai i vuri nje damke te
zene Lidhjes se Kombeve te Bashkuara me frazen e famshme:
"Keshilli dhe
Assambleja jane duke ardhur rrotull me nje qerthur pa fund dhe jane duke
prodhuar flluska sapuni".
Kjo shkoi kunder qellimit te tij, dhe ishte
krejt e padrejt, se Lidhja e Kombeve e kishte shpetuar Shqiperine tre vjet me
pare nga agresioni jugosllav. Ate e kishte peskuar miza e hakmarrjes shqiptare
dhe menjehere sapo u kthye ne Tirane njhti Bashkimin Sovjetik dhe lidhi me ta
marridhenie diplomatike.
Me krijuar ne qender te Europes nje qender
propogante komuniste, ne ate kohe kur Europa jetonte nen tmerrin e Revolucionit
Bolshevik, ishte nje sfide qe vuri Europen ne levisje.
U dha kushtrimi ne
kancelarite e Evropes per rrezimin e qeverise se Fan Nolit, bile qe diten qe
zbarkuan ne Durres 18 perfaqesuesit e Bashkimit Sovjetik.
Njohja e
Bashkimit Sovjetik dhe kritika e rende ne OKB, e ndryshuan poziten
nderkombetarete Shqiperise ndryshe c’ishte tre vjet me pare. Dhe kete ne
disfavor te saj.
Ahmed Zogu me shoket e tij ne Beograt, ndegjonin me
keqardhje se si u kandadis vendi i tyre. Edhe shtetet perendimore u befasuan per
ngjarjet, dhe keshtu erdhen ne kontakt me shqiptaret per te bere dicka si per
vehte dhe per neve. Zogut ia lane duart e lira te pregatitej nese mund ta
ndryshonte situaten politike te vendit te Tij qe ishte ne
shkaterrim.
Politikanet qe kishin shkuar me Zogun ne Beograt kishin
luajtur nje rrol te madh dhe ishin te ngritur. Atje ishte Xhaferr Ypi, Shefqet
Verlaci, Koco Kota, Selaudin Blloshi, Ceno Kryeziu, Leon de Gilardi e te
tjere.
Me forca te emriganteve shqiptare mbrenda kufinjve te 1913 dhe
jashte saj, u pregatit nje plan aq gjenial sa qe dhe luftetaret e sprovuar dhe
te vjeter u mahniten nga kjo stragjeti e kolonel Ahmet Zogut. Ai porositi
kryetaret e forcave qe ti shmangen cdo perpjekje sa te kene mundesi qe te mos
vritnin ushtare dhe popull se mjaft gjak ishte derdhur.
Shkelja e
Shqiperise nga cetat e armatosura filloi me 13 dhjetor te 1924. Luftetaret nuk
gjeten ndonje rezistence me perjashtim te Elez Isufit ne Peshkopi dhe Bajram
Currit ne Malesi. Nuk kaluan 10 dite dhe qeverija e Nolit u shpartallua, disa u
bashkuan me cliruesit, po keshtu bene dhe populli dhe ushtrija, Ahmed Zogu hyri
ne Tirane ne krye te 9000 burrave te armatosur me 24 dhjetor te 1924, qe u
proklamua si dita e "Triumfit te Legalitetit".
Per me e pershkruar kete
ngjarje tragjike por te pa anshme ja japin fjalen z. Swire qe mori mendimin e
Fan Nolit per fatin qe pesoi "revolucioni" i tije. Ne nje leter qe shkruan Noli
me dore te vet, tregohej fare sinqerte:
"Duke ngul kembe qe te behej
reforma agrare, bena kunder vehtes pronaret e medhenj; duke mos zbatuar reformen
agrare humba besimin dhe perkrahjen eturmave katundare". "Kthimi i Ahmet Zogut
dhe Triumfi i Legalitetit, tregoi se ai kishte me shume kuptim politic se te
gjithe kundeshtaret e tij vue se bashku". (sipas Zacalanit).
Sapo erdhi
Zogu u proklamua kudo qe te mos hakmerrej askush dhe te zbatohej rregulli dhe
qetesija, nenpunesit qe ishin te qendronin ne detyrat e tyre, po ashtu dhe
oficeret e ushtrija qe ishte te mos trembeshin se nuk do te kishin pasoja edhe
pse kishin sherbyer nen Fan Nolin.
Me tu qetesuar vendi kolonel Ahmed
Zogu tregoi fisnikerine e tij, patriotizmin, bindjen para ligjit, dhe pas 10
ditesh sundimi si komandant i pergjithshem i operacionit ushtarak dhe fitues pa
gjak, xhveshi rrobat ushtarake, dorezoi shpaten dhe pushken, dhe ia leshoi
fuqine ne dore Keshillit te Larte te Rengjences me 4 janar te
1925.
Xhafer Ypi si anetar i Keshillit te Larte ja ngarkoi barren
kabinetit te ri Ahmet Zogu, ketij shpetimtari dhe ringjallesit te shpresave
kombetare.
REPUBLIKA SHQIPTARE
Me 17 janar te 1925 u
mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqiperia u shpall Republike
Parlamentare sipas stilit Amerikan me nje president me dore te
forte.
Kushtetuta e Republikes qe hartuar sipas asaj Amerikane , poe
natyrisht duke iu pershtat Shqiperise.
Shqiperia ishte krejt per toke.
Nuk kishte asgje. Luftat, pushtimet, semundjet kishin bere kerdine ne Shqiperi.
Duhej nje rregjim deri diku autoritar. Keshtu ishte dhe ne shtetet
fqinje.
Me 25 janar te 1925 Shqiperia u shpall Republike.
Me 31
janat te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun te parin President te Shqiperise ne
mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit qe s’baronte me thirrjet: Rrofte
Presidenti! Rrofte Ahmet Zogu! Gjithe bota u lajmerua dhe filluan me njoht
Shqiperine dhe me derguar perfaqesuesit e tyre. Keshtu filloi dhe ndihma
ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqiperi se shihnin nje stabilitet dhe
nje njeri te vendosur qe ishte ne krye te vendit.
Zogu kishte shume
detyra te medha per te bere. Se pari te krijonte nje admistrate te rregullt, nje
fuqi policore per te vene qetesine, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e
analfabetizmit, qe ishte rrenja e gjithe se keqes, spitale dhe lufte kunder
semundjeve ne mase si loleres, vendosjen e qetesise, shtrimi i fiseve dhe
bajraqeve qe nuk donin me iu nenshtruar nje qeverie moderne te kohes se
tij.
Shqiperia ishte shume e verfer. Keshtu qe Zogu iu desh nje shtet mik
per me i kerkuar ndihme immediate. Kjo u be Italia. Tjeret shtete per rreth na
kishin pushtuar shume vende, dhe nuk ishin te qete, por donin me ndez fesat
mbrenda per me na henger fare.
U pakesua ushtrija kombetare, me qe
shkojshin shume shpenzime. U krijuar gjindarmerija dhe si inspektor i saj u
emeruar koloneli i ushtrise britanike Sterling. Zogu nuk donte me u lidh kembe e
koke, vec me Italine, prandaj merrte oficiere dhe keshilltare nga vende te tjera
perendimore. Qellimi ishte me krijuar nje qetesi civile dhe kjo u arrit deri sa
ate kohe e kujtojne njerezit e thone: "Si qetesia e kohes se zogut mbahet mend".
Ushtrija dhe gjandarmaria ishte e vogel, por shembullore. Filluan kerkimet per
nafte midis Vlores dhe Beratit. U hap Banka Shteterore Shqiptare. Shqiperija
filloi me ec ne rrugen e ndertimit dhe te perparimit me ate takatin qe mund te
kerkohej per ate kohe.
MBRETERIA SHQIPTARE
Me
deshtimin e vajtueshem te qeverise se Nolit, u kuptua shpejt se Ahmet Zogu ishte
njeriu i caktuar nga fati per te ndertuar Shtetin Shqiptare te pamvarur qe
kishte mbetur i sakatuar nga rrenimet e Luftes se Pare Boterore.
"Mbreti
Zog ishte ne lartesine e duhur dhe njeriu i cilesuar per ta udhehequr vendin qe
natyra dhe traditat e popullit shqiptare kerkonin".
Keshtu ka deklaruar
Hug H. Grant, ish-minister i SHBA ne Oborrin Mbreteror Shqiptare.
Pasi
kishin kaluar 3 vjet Shqiperia Republik, njeresit politikane deshen me i dhene
vendit nje legjimitet, dhe nje autoritet me me baza dhe duke e krahasuar me
vendet qe na rrethonin, me nje fjale dhe me u mat me ata me ate pondus. Nga ana
tjeter ishte vendosur ne Lushje nje Keshill Regjent qe ne nje te ardhme me te
qete te gjindej nje mbret. Ajo kohe qe koha me e ndritur e historise tone
kombetare. Tani po fryente era e pese shekujve te lavdishme histarike
tradiocioanale, ku principatat e ndryshme caktuan nje kryeprinjes, nje trim qe
doli ngadhenjyes ne lufterat kunder grabitqare te huaj; turqeve otomane, sic
ishte atehere Skenderbeu.
Me 7 qeshor te 1928 ne mbledhjen legjislative
te dy dhomave te deputeteve dhe te senatit vendoset nje zeri shtimi i nje
paragrafi ne nenin 141. "Rishikimi i pergjithshem i statutit i perket vetem
Asamblese Kushtetuese". Sipas artikullit 47 te dekretoheshin zgjedhjet e reja
per Asamblene Kushtetuese.
Zgjedhjet u dekretuan me u mbajt me 17 gusht
1928. Nje asamblist duhej per 15,000.00 fryme. Kjo zgjedhje nxorri 58 deputet.
Siapas popullsise Berati 7, Dibra 6, Durresi 6, Gjirokastra 9, Elbasani 6, Korca
9, Kosova 4, Shkodra 8 dhe Vlora 3.
Asambleja e re u mblodh me 25 gusht
te 1928 dhe te gjithe perfaqesuesit folen per secilin rreth elektoral qe
perfaqsonin duke paraqitur deshiren e popullit.
Mbledhja e katert me 1
shtator te 1928 u hap ne oren 9 te mengjesit. Seanca hapet nga kryetari Pandeli
Evangjeli. Gezimin dhe entuziazmin qe ndienin perfaqesuesit ne ate salle do ta
pershkruej me fjalet e deputetit te Shkodres K. Mjeda:
"Zotnije! Ne kete
stine 5 shekuj me pare, misat e popullit ishin mbledhur ne Lezhe; ne vendin
historik per me i dhuruar te Madhit Skenderbe kuroren e Shqiperise, edhe sot
Asambleja Kushtetuese eshte mbledhur per me i dhuruar Shpetimtarit te Kombit
Kuroren e Mbretrise te te Madhit Skenderbe……(duartrokitje dhe brohoritje ne
sallen e asamblese). Cou Leke, cou Pirro…cojuni o burra shqiptare, afrohuni
ketu, e Ti o i Madhi Skenderbe shih dhe gezou se shqiptaret e cuan deshiren
tende ne vend, qe Ti pese shekuj me pare deshte me e bere. Oh ! Skenderbe! Ne
kete minut, sternipi yte, Zogu, po zen vendin tende, qe vete, me gjoks te vet e
shpate te vet e fitoi. A je kund Naim, po ti Vaso, ku je, eja ketu e nxjerr nja
dy vjerrsha prej zemres tende dhe tregoi botes se populli shqiptare qe ka
ruajtur gjithmone fronin e te Madhit Skenderbe, sot po krenohet, po lertesohet
me te madhin Zog, Mbretin e Shqiptareve, Oh c’dite e fatbardhe, oh c’dite e
gezueshme per gjithe popullin shqiptare mbrenda dhe kudo qe gjindet.
Ne
kohera me te rresikshme qe ka pasur Shqiperia, ai djale i ri rrezikoi jeten e
vet, por vetem e vetem si te shpetoje Shqiperine. Ne kohen e Luftes Ballkanike,
djali i ri len shkollen e erdhi ne qytetin historik te Lezhes, aty ku eshte
varri i Skenderbeut dhe betohet se nuk do te la qe te humbi Shqiperia! Ky eshte
zotnij Shpetimtar i Kombit! Njaty eshte Pirroja, njaty eshte Leka i Madh, njaty
eshte Skenderi, te cilet bashke jane mbledhur me i dhuruar kunoren e te Madhit
Skenderbe, sternipit te tij Ahmet Zogut…
(Brohoritje e duartrokitje te
gjata)".
Asmbleja Kushtetuese shpalli njezeri Shqiperine Mbreteri
Parlamentare, Konstitucionale Demokratike dhe te
Trashegueshme.
ME 1 SHTATOR TE 1928
Pasi delegatet
uruan njeri – tjetrin per ligjeratat e ndryshme kuptimplote, zgjodhen nje
komision me i paraqit Ahmet Zogut nje Vendim te Posacem me kete
permbatje:
"Asambleja Kushtetonjese e mveshur me fuqirat sovrane te
kombit, e aspinuar prej deshires se shquar te popullit, per interesat vitale
t’Atdheut, ne mbledhjen me date 1 shtator diten e shtune ne oren 9 e 12 minuta
me nje ze e me nje shpirte zgjedh e proklamon: Mbret te Shqiptareve (Zogu i I)
birin te dalur prej gjirit te vet Shpetimtarin e Kombit "Ahmet Zogun" i zbritur
prej familjes se famshme Shqiptare "Zogu".
Pranohet
.
Duartrokitje te papreme.
Komisioni u perbe prej 17 vetash nga dy
per cdo rreth elektroral.
Ne oren 5 mbasdite te 1 shtatorit paraqitet
Nalt Madhnija e Tij, Zog I-Mbret i Shqiptareve para Asamblese Kushtetuese dhe ne
mes te brohoritjeve te pa ndaluara
betohet sipas Statutit te Shtetit
Shqiptare.
Pas betimit Mbreti mbajti nje fjalim te shkurter qe ketu po
permend disa fraza:
"Zotnije, ne mesazhin para disa diteve u pershendeta
duke u uruar sukses Juve Eterva te Kombit. Sot po iu drejtohem si shok,
bashkepunetor te idealit te perbashket.
N’asht se ne fjalimin T’im nuk do
te gjeni fjale te medha te kreneve te ndershme te stolis ma krenore mos u
cuditni. Se une shoh ne Kryesine e Shtetit Shqiptare, ne te cilin titull qofte,
"shembelltyren besnike te popullti dhe sherbyesin e palodhshem t’Atdheut. Sot ne
minutin kur ngarkohem me detyren e rende dhe te larte te Shtetit prej vullnetit
e deshires se popullit te c’faqur nepermjet vendimit te ndergjegjshem s’Uj, do
te punoj duke marre parasyshe responsibilitetin moral, te cilin, heret a vone
dine ta cmoje populli shqiptare me nje energji te pa kufishme per naltesine e
vendit. Bota e ka marre vesht se po te lihen te qete dhe bijte e Shqipes, mund
te krijone nje shtet. Mbas sodi tedyren e kemi me te rende, se duhet t’i
deftejme botes, se edhe shqiptari, si cdo popull i qyteteruar, mund ta marri
kulturen, e cila eshte pasurija e te gjitheve dhe ideali i botes mbare. Vetem ne
kete menyre, duke i siguruar vendit nje te ardhme te mire, mund te paguajm nje
detyre historike…"
Verbi Mbreteror u be "Atdheu mbi te gjitha". Kete
fraze shume kuptim plote, e ka pasur Zogu ne shpirt qe ne femini, shkolle, lufte
dhe ne veprimtari derisa dha shpirte.
FILLIMI I PUNES PER
NGRITJEN E NIVELIT TE JETES
Jemi ne mbarim te vititeve 20. Qe nga
viti 1912 kur u shpall Pamvaresia e deri me 1922 ne Shqiperi pothaji se ka pasur
lufte nga te gjitha anet si me njeri-tjetrin per pushtet, p.sh. kryengritja e
Haxhi Qamilit, Qeverija tradhetare ne sherbim te te hyajve e Esat Pashe Toptani,
Republika e Miredites, Kryengritja e Elez Isufit, ashtu dhe me Fuqite e Huaja.
Shtetet e huaja kishin fuqi ushtarake ne shume qytete deri ne fund te vitit
1920, por dhe me pas nuk pushuan duke futur percarje per mos me i dhene shans
Shqiperise te zgjedhe rrugen e veteqeverisjes ne qetesi.
Shqiperija qe
shesh lufte deri vone. Shtoi dhe gati 5 shekuj nen roberine Turke. Pra nuk pati
as mundesi, as kohe, me nis rrugen e zhvillimit. Analfabetizmi ishte nje nga
shkaqet penguese per nje zhvillim.
Kjo rruge zhvillimi filloi kur Zogu u
zgjodh me qeveris si President dhe pastaj si Mbret. Zogu e kishte kuptuar qe me
filluar nje rruge civilizmi se pari duhet te garantohet sigurimi fizik i
personit, sigurimi i qetesise publike, i papunesise etj.
Me mencuri dhe
zgjuarsi ia arriti ne nje nivel te shkelqyer per nje kohe shume te shkurter, si
me ligjet moderne te nje kushtetute te perpunuar dhe te pershtatur per traditat
dhe zakonet tona me nje fjale nje far perzimje qe une besoj se nuk gaboj me e
quajtur Perendimore Lek – Dukagjinore.
Me shpalljen e Mbreterise, sikur
populli ndryshoi botkuptimin pernjehere. Si duket ajo enderr, qe ruanin ne
shekuj per kohen e Skenderbeut, u ripertri ne nje realitet. Fjala Mbretni dhe
Mbret ishte nje besim, nje kurajo, njerezit filluan me besuar se pas asaj
apatije dhe plogeshtije me intriga dhe me percamje ja koha erdhi me ne fund me u
kthy se mbari dhe me filluar nje jete te re me optimizem se se shpejti dhe neve
do te krahasoheshim me te tjeret dhe do te ecnim ne rrugen e perparimit dhe te
civilizimit.
Megjithe veshtiresite qe kishte vendi, puna filloi ne te
gjithe sektoret e jetes. Edhe bota filloi me na ndihmuar ne nje menyre tjeter,
sepse kishin besim ne nje burre shteti, ne nje Mbret qe edhe pupolli tani kishte
besim te madh ne te. Ketu dua me permend se ne kohen e Zogut filluan reformat ne
cdo sektor, natyrisht ne shkalle te vogel se ashtu ishte mundesia ekonomike dhe
sikurse thash me pare dhe niveli arsimor. Iu desh me derguar njerez jasht me
bursat e shtetit per te studiuar qe te krijoheshin kuadro per ngritjen e vendit.
Filluan me u ngrit shkolla, jo vetem ne qytete, por edhe ne fshatra. Numri i
shkollave arriti ne 511, i nxenesve ne 26,681.00 dhe i mesuesve ne 817.
Keta ishin ne vitin 1923. Ne vitet e Monarkise numuri i nxenesve te
shkolles fillore u rrit ne 56,634.00. U hapen me shume shkolla te niveleve dhe
profesione te ndryshme. U shtuan shkollat femerore. U hapen 500 kurse kunder
anafalbetismit. Kurse per gra dhe vajsa, u happen kurse edhe per me alfabetue,
edhe per me mesuar profesione te ndryshme.
Dergoheshin per studime jasht
shtetit me burse 100 studenta, kurse afro 400 studjonin jasht shtetit ne
shkollat e larta me perkrahjen e prindereve. Librat e mesimit u permiresuan. U
formua nje keshill armisor per tekstet dhe si dialekt u zgjodh ai i Elbasanit,
me qe ishte i kuptueshem per te gjithe. At Gjergj Fishta e ka quajtur me te
drejt "gjuha e mushkes". U hapen edhe konvikte prane shkollave me u dhene
mundesi dhe femijeve te fshatrave me mesuar ne shkolle 5 klasore dhe te mesme.
U hap instituti privat me emrin Shkolla Teknike e Kryqit te Kuq e te
rinjve amerikan, gjimnazi i Shkodres, Liceu i Korces u zgjonua, konviktet ne
Shkoder, ne Kolgecaj per prefekturen e Kosoves, ne Kastriot, Diber, Skrapar,
Mat, shkollat e mesme si Shkolla Tegtare e Vlores. Gjimnazi i Tiranes dhe ai i
Beratit. U happen muzeume dhe bibloteka. Ne muzeumin Kombetar me 1928 e vizituan
1785 veta, kurse me 1937, gjithsej 15,276.00. Keto qen disa
shembuj.
Infrastruktura nuk ekzistonte pothuajse fare. Kjo filloi me u
ngrit natyrisht me ngadalesi, por me vendosmeri dhe optimizem. Lidjet me
krahinat e kadundet ishin te veshtira, se natyra e vendit eshte e ashper. Keshtu
qe filloi riparimi i rrugeve, hapja e rrugeve te reja, ngritja e uarave.
Ato 1,500.00 km rruge qe ekzistonin ishin shume te pasigurta dhe qe
duheshin te riparoheshin dhe paralel te hapeshin rruge te reja. U ngriten 100
ura me nje gjatesi deri me 470 metra dhe nja 100 ura deri ne 10 metra. Programi
i ministrise se ndertimit permblidhte ndertimet e porteve, rrugeve, urave,
kanalizimeve dhe tharje kenetash, ndertesash, institucione, banesa etj. Gjat
kohes se rregjimit te Zogut u ngriten ma se 4000 ura, u happen shume rruge, u
asfaltuan rruge qe lidhinin gjithe qytete. Ato jane edhe sot dhe kane nje vlere
historiko-artistike te nje populli optimist per nje te ardheshme me te
mire.
Dua te permend se mjaft qytete u lidhen edhe me linja ajrore si
Tirana, Shkodra, Vlora, Korca dhe Gjirokastra.
Ndertimi i Kryeqytetit
filloi ne stilin perendimor. Vlen te permendim gjashte pallatet e bukura te
ministrive qe edhe sot jane ne vend te pare, bulevardi i bukur, lulishtja ne
sheshin Skenderbej, Spitali Ushtarak, Spitali Civil me shume pavione
etj.
Po keshtu cdo qytet kishte planin e vet te ndertimit dhe te
rregullimit.
Filloi elektrifikimi. Me ndihmen e shtetit filluan me u
installu 2655 familje imigrante nga krahinat e pustuara te Shqiperise. Shteti u
dha 60071 dylym toke. Shqiperija beri lidje diplomatike, tregtare, ekonomike,
kulturore dhe turistike me shume vende te botes.
Shqiperija me te drejt
pat shkel ne rrugen e qyteterimit dhe kishte ne vend po te njejta perfaqesi
sikurse shtetet e perparuara.
Dua te permend se ne vendin tone ka pasur
ambasada qe ne vitin 1920 si p.sh. Italia 1920, Anglija 1921, SHBA 1922, Franca
1922, Jugosllavija 1922, Greqija 1923, Gjermania 1924, Bullgarija 1925, Rumanija
1925, Turqija 1926, Spanja 1929, Rusija (Perfaqesohej nga Athina) qe ne vitin
1935…..Gjithsej 18 ambasada. Kishte dhe shume konsullata qe po i permend per
kuriozitet qe nuk e kemi degjuar me pare psh. Ne Tirane kishte 7 konsullata si e
Japonise, Suedise, Italise, Hollandes, SHBA, Rumanise dhe Greqise, ne Durres 6
konsullata si e Britanise, Belgjikes, Rumanise, Norvegjise, italise dhe Frances,
ne Shkoder 3 konsullata, ne Vlore 5, ne Gjirokaster1, ne Sarande 2.
Keto
tregojne se kishte filluar, nje levisje, nje aktivitet pune, tregtije, kulture
dhe turizmi, sepse, kur nuk ke mardhenije pune e interesi bilateral nuk ke
nevoje me pas kaq perfaqesues ne nje shtet si Shqiperia e porsa lindur, e vogel,
e varfer dhe shume e prapambetur.
Krahasoje me kohen e pas mbarimit te
luftes e deri me sot. Drejtesia filloi ne stilin e botes se qyteteruar. Reforma
e legjislacionit shqiptare qe shembullore. Projektligjet hartoheshin nga
Keshilli i Shtetit, nje nga entet me te vlefshme te funksionit te Monarkise. U
aprovuan nje rradhe ligjesh dhe kodesh te adaptuar nga me te perpanuemit e
perendimit. Kodi Civil, Kodi Penal, Kodi Tregetar dhe Keshilli Kontrollues jane
disa nga veprat me te cmushme te periudhes se pamvaresise ne kohen e Monarkise.
Perdorimi i sitemit metrik, perdorimi i operacionit bankar, barazia e burrit me
gruan etj.
Dua te permend se te mendojsh ne cfare gjendje ndodhej
Shqiperi, me ate fantazi fetare me e bind popullin me ligj dhe bindje pa gjak
dhe burg, ishte nje mjeshtri, zotesi qe vetem Ai, Ahmet Zogu, e beri. Ne
pershendetje te perfaqesise se "Gruas Shqiptare" me 10 dhjetor te vitit 1929
Mbreti u shpreh keshtu:
"Nje nga ditet me te lumtura te jetes s’Ime eshte
kjo dite kur po shoh para Meje, Ju Zonja Shqiptare, dhe ju falenderoj nga zemra
per urimet qe me beni. Ju cfaq kenaqesine Time per inisjativen qe keni marre me
ndryshuar jeten shoqerore.
Ne qofte se gruaja shqiptare nuk do ta beje,
si duhet, detyren e Nenes, dhe nuk do ta tregoje kurajon e saje per ti sherbyer
ndryshimit te jetes sahoqerore, atehere organizimi qe kemi filluar do te mbetet
mangut. Dua nga gruaja shqiptqre jo vetem te paraqisi elegancen dhe nderin, por
edhe te jete nje element i dobishem per patriotizem".
Kryetarja e
delegacionit mbajti nje fjalim e nder te tjerash tha: "Nena Mbreteresh i dha
gruas shqiptare shembullin e shkelqyer per rritjen e femijes".
Mbreti i
pergjigjet:
"Tani cdo portokolli dua me shtua: Jam nga ata qe e ndiej
dashurine dhe respektin ndaj Nenes. Nena, deri diku perfaqeson Atdheun per
njerine. Nena ben njerine per Atdheun, Kombin.
Nuk duhet t’a quani
Familjen tone jashte rrethit t’uaji; jemi si ju, bijte e kesaj toke, bijte e
ketij Atdheu; burrat e kesaj familje jave vellezerit e juaji, femrat jane motrat
e juaja dhe Nena eshte Nena juaj. Froni Jone bazohet ne dashurine e popullit.
Familjen t’one gjithsecili do ta gjej gati per nevojat e tij dhe per intersin e
Kombit".
Me 10 mars te vitit 1937 u hap java e "Gruas Shqiptare" me
moton: "Skllavja e Cliluar". Zbulimi i fytyres se gruas u be me ligj. Filloi
heqja e ferexheve. Dita e 10 marsit qe shesh femren shqiptare te lire pas kaq
shekujsh skllaverije e vuajtje, krenohet lumturisht me heqjen e mbuluses absurde
qe simbolizonte kohen e erret kur ajo ndahej nga jeta nga nje rradhe
paragjykimesh te trasheguara prej sundimit te huaji.
Emancipimi i gruas u
be dhe me ligj.
Zogu dhe mbare familja e Tij, kishte dhene shembull qe
shume kohe me pare. Si Nena e Tij ashtu edhe motrat dhe i gjithe fisi i kishin
hequr ato rrobet se kohes se Turqise dhe visheshin si cu quajt allafranga
(civilizuar).
Financat u rregulluan sipas ligjit, doganat, taksat,
sistemi monetar, monopolet, huanat shteterore edhe pensionet.
Persa i
perket pensionit qe ishte nje gje e pa njohtur filloi me hyre ne rruge qe ne
vitin e krijimit te qeverise se Kongresit te Lushjes, por per arsye te lufterave
dhe crregullimit nuk funksiononte. Punetoret e shetit linin 5% te rroges per
pensionin.
Pensionet paguheshin, por e drejta me dale ne pension nuk qe
rregulluar. Por me
3 nendor te vitit 1937 u krijua me ligj Drejtoria e
Pergjithshme e Pensioneve per civila me nje karakter relativ autonom, kurse
Ministrija e Financave kishte pergjegjesine juridike.
SHQIPERIA PERBALLE PRESIONEVE.
Jemi ne vitet
’30 kur bota hyri ne depresionin me te madh ne histori, dhe si gjendje e tille i
dha shkak keijimit te ideologjive te reja dhe te rrezikshme. Ne Itali kishte
fituar fashizmi me kohe, por dale ngadale ai mbolli faren e militarizmit dhe te
imperializmit.
Ne Gjermani nga fillimi i viteve ’30, fitoi dhe nje tjeter
ideologji Nazizmi. Kreret e krtyre vendeve, Musolini dhe Hitleri, u binden se
vec ata mund te shpetonin boten nga kriza e madhe ekonomike, duke rrezuar
demokracine dhe me vemdos, sipas tyre, rregjime njipartiake dhe me qeveris me
nje rregull te caktuar nga shteti.
Kjo rryme filloi me influencua edhe
Shqiperine. Shqiperija qe nuk kishte asgje kur u shpall e veteqeverisur qe nga
Kongresi i lidhjes filloi me kerkuar ndihme dhe kjo iu akordua sipas rre gullave
internacionale. Kjo ndihme ishte me e pershtatshme me u mbeshtet ne Italine,
sepse ishte i vetmi vend fqinj qe nuk kishte me asnje pellembe toke tonen.
Keshtu behej nje kunder ballans perballe shteteve grabitqare: Greqise dhe
Jugosllavise.
"Shteti yne thoshte Zogu, mbasi eshte i vogel dhe i pa
organizuar, prandaj duhet te ndjek nje politik neutrale me te gjithe
shtetet".
Zogu u mundua me mbajt njefare balance duke prure dhe
keshilltare ushtarak anglez ne shqiperi megjithe protesten e Italise.
Por
fashizmi kishte kohe qe pregqtiteste plane pushtimi.
Ai i filloi me kohe
duke mbjell faren me ane te shkolles ushtarakeve, disa te shiturve etj. Keshtu
qe Zogu u detyrua me 1934 me shtetzuar te gjitha shkollat qe te mos i linte
shume fushe veprimi propogandes fashiste.
Gjendja filloi te acarohej dhe
italia i nderpreu ndihmat e premtuara. Keshtu qe Zogu prap con nje delegacion
dhe sikur puna u vu ne vije.
Me 1 prill te vitit 1938 Mbreti Zog, me
aprovimin e parlamentit dhe sipas dispozitave ligjore te shtetit, martohet me
Konteshen Geraldine Apponyi te Hungarise.
Qe nje gezim i madh per
popullin Shqiptare. Ai ishte tashme gati 43 vjec dhe populli ishte i brengosur
qe nuk po linte nje trashegimtare te Frontit Mbreteror. U be feste kudo. Te
gjithe ata qe u martuan ne ate dite iu pagua dasma nga Pallati
Mbreteror.
Per ironi te fatit ne ceremonine e marteses se Zogut mori
pjese edhe Konti Ciano dhe bile si deshmitar i marteses. Ai u nderua si mik dhe
njerezit shpresonin qe rregjimi i Duces i kishte lene planet djallezore te
lakmise per Shqiperine.
Mbreteresha e Re qe ne Hungari quhej "Lulja e
Budapestit", per bukurine dhe fisnikerine e saj qe e tregoi shpejt se ashtu
ishte me te vertet. Ajo u hyri ne zemer shqiptareve, dhe filloi me u vene ne
jete disa projekte per ngritjen e mireqenies se vendit.
Kush mund ta
mendonte se pas asaj vere te bukur, nuk do te kalonin vec 12 muaji, dhe
Shqiperia do te humbiste pavaresine e saj ne kuptimin e vertete te fjales! Kriza
qeveritare Italo – Shqiptare kishte qene rregulluar me se miri me ane te
marrveshjes se nenshkruar nga Qeveria e Mehdi Frasherit tre vjet me
pare.
Italija filloi luften perpara ne Abisini. Planet per pushtimin e
Shqiperise ishin nga konti Ciano, dhendri i Musalinit dhe Minister i Jashtem
Italian. Ne ditarin e vet Ciano shkruante keshtu:
"Zogu do te sakrifikoje
poziten e Tij, perhire te familjes se Tij. Me thene te verteten, nuk mund te
perfytyroj Mbretereshen Geraldine duke ikur neper malet e Shqiperise, ndersa
lindja e femijes pritet me dite ne mos ore".
Ai kishte caktuar javen e
pare te prillit, date 7, heret, dite premte, (qe ne e quajme te premten e zeze),
para Pashkeve, dite feste. Ciano vazhdon:
"Do te perfitojme nga cdo
mundesi qe te na paraqitet……
Kete here nuk do te terhiqemi si me 1920. Ne
Italine e Jugut kemi absurbe (apo jo!) disa qindra mije Shqiptare. Perse po kjo
gje te mos ngjase ne anen tjeter te Adriatikut".
Ai kishte filluar planet
e tija djallezore qe nga viti 1937 dhe e bombardonte vjehrrin e tij revanshist
Musolinin me raporte dhe statistika. Agjentet Italiane llogaritnin nje ngritje
te prodhimit bujqesor deri me 200.000 tone drithera ne vit, qe kjo sasi
sherbente per ushqimin e italianeve. Po keshtu edhe per pasurit e nentokes,
vajgurit etj.
Italia do t’i shpetonte krizes dhe do te pasurohej ne
kurriz te fqinjit qe kishte premtuar me e ndihmuar dhe me e ruajtur. Fashistet
mendonin me detyruar Zogun me pranuar zbarkimin e ushtrise ne Shqiperi me te
mire ose me force. Tashti pritej profecija e Cianos qe Mbreti Zog per hire te
familjes do te pranonte te behej vasal i Musolinit dhe njerezit e besueshem, te
blere te fashizmi, do t’i afronin Kunoren e Shqiperise Viktor emanuel III.